31 mjekë ikën nga Kosova që nga fillimi i këtij viti

31 mjekë ikën nga Kosova që nga fillimi i këtij viti

09:13, 09/02/2023
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk i ka bindur këta të fundit që të vazhdojnë ta japin kontributin e tyre profesional në Kosovë.
 
Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur statistika alarmante të braktisjes së sektorit publik nga mantelbardhët, duke kërkuar kushte më të favorshme në shtetin gjerman.
 
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve ka bërë të ditur për Front Online se nga fillimi i vitit 2023 hiç më pak se 31 mantelbardhë e kanë braktisur Kosovën. Madje, nga kjo shifër, vetëm për pak ditë të këtij muaji (shkurt) 7 mjekë janë larguar nga Kosova.
 
“31 mjekë gjatë vitit 2023 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit. 24 janë larguar në muajin janar, ndërsa 7 për pak ditë të shkurtit”, tha kreu i Odës së Mjekëve.
 
Kreu i Odës së Mjekëve ditë më parë pati deklaruar se njëra ndër arsyet e ikjes së mjekëve është çështja e pagave.
 
Ai ka thënë se ka shumë arsyeje që çojnë profesionistët deri në largimin e vendit.
 
“Arsyet e mjekëve janë të shumta që po largohen nga vendi i punës për jashtë vendit. Vitin e kaluar përmes një sondazhi kanë qenë kushtet e punës, kualiteti i specializimeve dhe paga por këtë vit ka ndryshuar ky sondash dhe është arsyeja e parë është mundësia e punësimit e dyta është çështja e pagave dhe e treta kushtet e punës“, ka thënë Sejdiu.
 
Ndryshe, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së pati deklaruar se është duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve.
 
E fenomeni i largimit të profesionistëve shëndetësorë nga sistemi shëndetësor publik i Kosovës është paraqitur tash e disa vite, ku mjekët dhe infermierët destinacionin kryesor për të ushtruar profesionin e tyre e kishin Gjermaninë.
 
Qeveria e Kosovës ua ka ngritur pagat prej këtij muaji stafit shëndetësor, mirëpo frika e këtyre të fundit është se pagat u janë rritur, përderisa shtesat tjera si: Kujdestaritë, shujta, stazhi i punës u janë hequr ose zvogëluar, me ç’rast thonë se nëse hiqen shtesat e tilla atëherë të hyrat do t’u mbesin të njëjta.
 
Në Kosovë, paga e një mjeku specialist sipas Ligjit për Paga arrin në 1260 euro bruto, përderisa në Gjermani të njëjtëve po u ofrohen paga mbi 5000 euro dhe kushte shumë më të favorshme në punë./Front Online

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco