Kërkohet vlerësim e analizim para hapjes së konkursit për specializantë

Kërkohet vlerësim e analizim para hapjes së konkursit për specializantë

07:58, 09/02/2023

Një vlerësim për gjendjen në të cilën gjendet QKUK-ja e spitalet rajonale, po kërkohet nga Oda e Mjekëve para se të hapet konkursi për specializant. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë paralajmëruar se një konkurs i tillë do hapet në muajin mars.

As në muajin shtator të vitit të kaluar siç ishte premtuar e as nga ish-ministri Rifat Latifi i cili ishte zotuar, nuk u hap konkursi për specializantë.

Por, pasardhësi i tij, Arben Vitia synon të e bëjë një gjë të tillë, në muajin mars. Sipas, MSh-së, ndarja e specializimeve këtë vit do të bëhet në bazë të rregullativave të reja ligjore, dhe se do të ketë planifikim dhe kontrata me anë të së cilave do të behet plotësimi i hendeqeve të krijuara.

“MSh krahas obligimeve të saja është në përfundim të planifikimit të ndarjes së shkollimit specialistik, i cili pritet të procedohet në muajt Mars – Prill të këtij viti. Ndarja e specializimëve këtë vit do bëhet komform rregullativave të reja ligjore që parashihen në Udhëzimin Administrativ, dhe për herë të parë në Republikën e Kosovës planifikimi i shkollimit specialistik do këtë format të rregulluar të planifikimit dhe kontratave që do vënë rregull dhe plotësime të hendeqeve të krijuara si rezultat i planifikimit dhe ndarjeve të specializimeve komform nevojave që i ka sistemi ynë shendetësor”, kanë thënë Ministria e Shëndetësisë.

Por, sipas Odës së Mjekëve, para se të hapet një konkurs i tillë, duhet të bëhet një vlerësim në të gjithë sistemin shëndetësor, sa i përket stafit.


“Duhet të behet një analizë më e thuktë në përgjithësi, ajo çka mund të them është anesteziologjia me reanimim, është mjekësia emergjente, është ortopedia me traumatologji, kjo është cka ka nevojë më shumë dhe më të kërkuarat në perëndim”, ka deklaruar Pelurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

E vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagesën e specializantëve me vetëfinancim gjatë vitit 2023, Sejdiu e quan problematik.

“Kjo qeveri është ka merret me kaosin që është shkaktuar nga ministri i kaluar, një kompensim mund të them jo ligjor, human po por jo ligjor”, ka shtuar Pelurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Konkursi i fundit për specializantë ishte hapur në vitin 2020, ku u pranuan rreth 1 mijë e 500 persona. Ky konkurs i hapur në kohën kur ministër ishte Armend Zemaj, ishte kritikuar, e kishte krijuar mungesa të stafit në shumicën e spitaleve rajonale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco