Objekti i Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë pas tërmetit shkatërrues

Objekti i Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë pas tërmetit shkatërrues

21:15, 08/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se objekti i qeverisë është ndriçuar me flamurin turk pas tërmeteve shkatërruese që goditën këtë shtet dhe Sirinë. 

Kurti tha se në këto ditë zie, populli i Kosovës qëndron pranë atij turk. 

“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndezim kuq e bardhë ndërtesën e qeverisë sonë për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Ne lutemi për shëndetin e të plagosurve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Turqisë”, shkroi ai në Twitter. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco