Thyerja e shkollës, vidhet “Andon Zako Çajupi”

Thyerja e shkollës, vidhet “Andon Zako Çajupi”

20:55, 08/02/2023

Disa persona ende të panjohur kanë hyrë me forcë brenda objektit të shkollës “Anton Zako Cajupi” në Mitrovicë, ditë më parë.

Ata thyen 12 dyer të shkollës të cilat ishin të mbyllura, derisa morën me vete edhe disa paisje të punëtorëve teknik.

Gjendja e shkollës pas vjedhjes, i brengosi nxënësit jo pak.

Kjo sipas dy drejtorëve të shkollave fillore që mësojnë në një objekt, nuk është hera e parë që ndodhë ndonëse nuk kanë dyshime te ndokush.

Këta kërkojne nga komuna e Mitrovicës kamera funksionale edhe rojtar të shkollës.
Për kamerat e sanim të dëmeve drejtoresha thotë se ka marrë premtimin që do të bëhen shpejt. Megjithatë nga komuna gjatë të mërkurës nuk kthyen përgjigje për këtë cështje.

Derisa nga policia thonë se rastin e ndodhur, po e hetojnë si vjedhje por që deri tash nuk është arrestuar ndokush.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco