Pas akuzave të Bislimit, Elektroserveri thotë që s’ka faj për mos-zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë

Pas akuzave të Bislimit, Elektroserveri thotë që s’ka faj për mos-zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë

20:42, 08/02/2023

“Një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e Marrëveshjes [së Energjisë] e ka vet Brukseli… që kanë dërguar sinjale të gabueshme të Elektroseveri përmes interpretimeve të gabueshme të neneve që nuk kanë të bëjnë asgjë më Udhërrëfyesin”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Kështu tha ai gjatë një konference për media më 8 shkurt, kur u pyet se ku ka mbetur zbatimi i Udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që Kosova dhe Serbia e kishin nënshkruar më 21 qershor 2022.

Sipas Bislimit, kompania serbe – Elektrosever – që do të furnizojë dhe faturojë energjinë në veri, thirret në një marrëveshje të cilën thotë se e ka nënshkruar në Stamboll të Turqisë me kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), e që sipas tij, nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjet e Brukselit.

 “Elektrosever” ka reaguar duke mohuar pretendimet e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

„E vërteta e vetme është se autoritetet në Prishtinë nuk duan që ‘Elektrosever’ të ketë të drejtën e shërbimeve të shpërndarjes, edhe pse kjo është rënë dakord në Bruksel përmes Udhërrëfyesit të Energjisë dhe është konfirmuar nga Komuniteti Evropian i Energjisë“, shkruan kossef.info.

Ata thonë gjithashtu se i kanë përmbushur dhe po i përmbushin të gjitha obligimet e tyre nga Udhërrëfyesi i Energjisë, garantues i të cilit është Bashkimi Evropian.

Sipas tyre, „‘Elektrosever’ nuk është dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi, duke qenë se është ende në pritje të përgjigjes për njoftimin zyrtar të dërguar nga ‘Elektrosever’ në fillim të dhjetorit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Elektrosever, pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS, mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco