Kosova vrimë e zezë për statistikat në Evropë

Kosova vrimë e zezë për statistikat në Evropë

19:56, 08/02/2023

Kosova po figuron si vrimë e zezë për vendet e Evropës, pasi, mungojnë të dhënat për të.

Kështu ka thënë përmes një statusi në Facebook, Agron Demi, i cili fajtor për këtë gjë ka lënë edhe institucionet e vendit, shkruan Syri Kosova.

“European Social Survey është një hulumtim me shumë pyetje që zhvillohet çdo dy vjet në gati të gjitha vendet e Evropës. Kosova nuk është pjesë e ESS ngase institucionet nuk kanë pranu me pagu një tarifë të anëtarësisë. Anëtarësia në ESS është konsideru si progres në raportet e KE për vendet tjera të rajonit, si mënyrë për me avancu fushën e hulumtimeve” tha ndër tjera ai.

Po ashtu, Demi theksoi se Kosova është ndër vendet e pakta që nuk është anëtare e ESS-së dhe se qeveria duhet të punojë në këtë drejtim, për anëtarësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco