Humb jetën në QKUK gruaja që u hodh nga kati i dytë i banesës në Mitrovicë

Humb jetën në QKUK gruaja që u hodh nga kati i dytë i banesës në Mitrovicë

19:45, 08/02/2023

Disa orë pasi u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në Mitrovicë, gruaja 34-vjeçare ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare, ku u dërgua për trajtim mjekësor. Ajo kërceu nga banesa në sy të nënës së saj dhe fillimisht kishte shenja jete, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor që po e trajtonte viktimën, ndërkohë që është njoftuar edhe Policia.

Ndryshe, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur e ndjera tentoi t’i jap fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i dytë i banesës në rrugën “Nexhip Dragaj”. Viktima fillimisht shpëtoi dhe kishte shenja jete kur i është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes.

Nga Spitali Rajonal i Mitrovicës ajo u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, por nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco