MMPHI sqaron shkëputjen e kontratës për zgjerim të rrugës Prishtinë-Mitrovicë

MMPHI sqaron shkëputjen e kontratës për zgjerim të rrugës Prishtinë-Mitrovicë

19:18, 08/02/2023

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka njoftuar për shkëputjen e kontratës me kontraktorin “Pevlaku & Patishta” që ishte angazhaur në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas MMPHI-së, shkëputja u bë duke u bazuar në raportin e auditorit dhe se edhe pas shumë takimeve me kontraktorin për të gjetur zgjidhje në tejkalim të sfidave, kontraktori “Pevlaku & Patishta” nuk ka përmbushur obligimet e përcaktuara për të cilat ishin dakorduar më 23 nëntor 2021 dhe nënshkruar më 23 dhjetor 2021.

Sipas të dhënave, nga buxheti i vitit 2023 Qeveria e Kosovës ka ndarë 11 milionë euro për projektin e zgjerimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Qysh në vitin 2009 kane filluar punimet për ndërtimin e rrugës që lidh Prishtinën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën. Mirëpo, edhe tash pas më shumë se një dekade punimet janë zvarritur e disa herë pati edhe shembje në pjesët ku ishte punuar.

Në vijim gjeni njoftimin e plotë të MMPHI-së:

“Sot është bërë shkëputja e Kontratës me kontraktorin “Pevlaku & Patishta”, i cili ishte angazhuar në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë”.
Shkëputja e kontratës është bërë bazuar në raportin e Auditorit, me ç’rast punëdhënësi, përkitazi autoriteti kontraktues (MMPHI) dhe financuesit – bankat ndërkombëtare (SFD dhe OFID) pas shumë tentativave dhe takimeve me Kontraktorin për të gjetur zgjidhje dhe të tejkalojnë sfidat me të cilat përballeshin, Kontraktori “Pevlaku & Patishta”, nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij të përcaktuara në Minutat e Takimit, klauzola që kishin rënë dakord dhe nënshkruar më 23 Nëntor 2021, nenet e “Aneks Marrëveshjes së Kontratës” me numër MI. 10598, të nënshkruar më 23 dhjetor 2021, si dhe legalizimin e nën-kontraktorit ilegal të angazhuar që nuk lejohet sipas kontratave ndërkombëtare që janë të bazuara në FIDIC”- thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco