Çka simbolizon logoja e 15-vjetorit të pavarësisë? Flet autori i saj

Çka simbolizon logoja e 15-vjetorit të pavarësisë? Flet autori i saj

18:35, 08/02/2023

Albian Gagica, autor i logos së 15-vjetorit të pavarësisë dhe asaj të 25-vjetorit të Epopesë, ka folur për simbolikën e tyre.

Gagica tha se logoja e pavarësisë është moderne dhe në të janë përdorur ngjyra të ndryshme me domethënie të veçanta.

“Logoja është moderne, para se ta dizajnoj kam shikuar disa logo që janë bërë më herët dhe të gjitha kanë qenë me ngjyrat e flamurit, që nuk ka diçka gabim, por kam dashur të bëj diçka më ndryshe, kam futur më shumë ngjyra, kam futur ngjyrën rozë për rolin e gruas në shoqërinë tonë, ngjyrat kuq e zi në mes të logos, flamuri i Kosovës dhe e gjelbra që simbolizon të ardhmen. Mendoj që ngjyrat janë të qëlluara”, u shpreh Gagica në Info Magazinë.

Ai tha se nuk i bëjnë përshtypje komentet negative nëpër rrjetet sociale për këto logo që qeveria sot i publikoi për nder të shënimit të këtyre përvjetorëve të rëndësishme.

“Logoja është ajo që e shihni, ngjyrat janë ato që janë, komente ka nga më të ndryshmet, nuk kam ndonjë koment për disa që i lexova, unë nuk mund të bëj logo të zezë. Kosova ka ngjyra, ka rini me ngjyra, nuk kam nevojë t’i shpjegoj askujt asgjë”, shtoi ai.

Ai shtoi se logoja është e dizajnuar me rrathë e katror për një Kosovë multi etnike.

“Qëllimi ka qenë ta dizajnoj një logo moderne dhe se Kosova është pjesë e Evropës dhe aty e kemi vendin”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco