Ndërpritet seanca, shkak mungesa e deputetëve

Ndërpritet seanca, shkak mungesa e deputetëve

18:29, 08/02/2023

Në mungesë të kuorumit Kuvendi i Kosovës ka ndërprë punimet e seancës plenare në të cilën ishte paraparë edhe shqyrtimi i propozim rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se seanca do të vazhdojë në një ditë tjetër.

Para mbylljes, është shqyrtuar në parim projektligji për konfliktet administrative pro që nuk ka arritur të votohet për shkak të mungesës së deputetëve si nga pozita ashtu edhe opozita.

Për shkak të mungesës së deputetëve sot nuk është arritur të votohen edhe një sërë pikash të tjera që ishin ën rend dite.

Ndërsa nesër pritet që Kuvendi të mbajë seancë të rregullt plenare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco