FSK po përpiqet ta shpëtojë edhe nënën e dyvjeçarit në Turqi

FSK po përpiqet ta shpëtojë edhe nënën e dyvjeçarit në Turqi

18:25, 08/02/2023

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur ta evakuojnë dhe ta transferojnë në qendrën më të afërt spitalore, dyvjeçarin të cilin e shpëtuan të gjallë, nga rrënojat si pasojë e tërmetit të rëndë në Turqi.

Ekipi i cili po qëndron në Turqi me mision kërkim-shpëtimi, janë shumë afër shpëtimit edhe të nënës së dyvjeçarit.

Këtë e ka bërë të ditur për klankosova.tv, shefi i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneral Sefer Isufi, i cili tha se FSK po bën maksimalisht përpjekjet për ta nxjerrë të gjallë nga rrënojat, edhe nënën e fëmijës të mbijetuar nga tërmeti.

FSK me misionin e saj është duke operuar në pjesën më jugore të Turqisë, në Hatay, zonë kufitare me Sirinë.

Siç tha gjeneral Isufi për klankosova.tv, babai i dyvjeçarit të shpëtuar nga FSK-ja, është identifikuar por si i vdekur, meqë s’ka arritur t’i mbijetojë tërmetit që goditi rëndë këto zona të Turqisë mëngjesin e së hënës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco