Bislimi iu 'kapet' mediave : Më shumë po ju intereson Asociacioni se Pavarësia

Bislimi iu 'kapet' mediave : Më shumë po ju intereson Asociacioni se Pavarësia

18:10, 08/02/2023

Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nuk i ka pëlqyer që në një konferencë për media është pyetur rreth çështjes së Asociacionit nga gazetarët.

“Asociacioni po ju intereson më shumë se festimi i Ditës së Pavarësisë – edhe nuk e di pse po e merrni guximin me thënë edhe për dëgjuesit tonë se kjo është më e rëndësishme. S’e besoj që për dëgjuesit tuaj është më i rëndësishëm Asociacioni sesa 17 shkurti apo 5,6 dhe 7 marsi”, iu drejtua ai gazetarëve.

Sidoqoftë, Bislimi u përgjigj në këto pyetje rreth pranimit të planit franko-gjerman dhe çështjes së Asociacionit. Ai la të kuptohet se për  të do të bisedohet në Bruksel.

“Ajo që Kurti ka nxjerrë pas takimit është informata se ai është dakord me platformën e propozuar nga plani franko-gjerman me mbështetje të SHBA-së. Por, platforma vetëm tregon principet dhe veprimet bazë, ndërkaq gjithçka që ka të bëjë me implementimin e saj duhet të diskutohet në aneksin implementues të mes palëve në Bruksel. Plani franko-gjerman i tregon kornizat bazë që nënkupton njohjen de facto të dy shteteve, ndërkaq se si do të ecë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishme, cilat duhet të modifikohen, cilat të zbatohen, si të zbatohen, për këtë pastaj diskutojnë palët në Bruksel”, ka thënë ai.

Po ashtu, Bislimi tha se për dy nga gjashtë kushtet e vendosura të Kurtit për Asociacionin, BE-ja ka pasë vërejtje, por se cilat janë ato, Bislimi s’i zbuloi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco