Zëvendësambasadori Holandez viziton Doganën e Kosovës

Zëvendësambasadori Holandez viziton Doganën e Kosovës

16:57, 08/02/2023

Nga Dogana e Kosovës njoftojnë se sot janë vizituar nga zëvendësambasadori i Holandës, Ronald Goldberg si dhe Ivan Iliev, përfaqësuesi regjional për ekonomi dhe tregti në Ambasadën Holandeze në Maqedoninë veriore, të cilët u mirëpritën nga Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me rëndësinë e efikasitetit të Doganës, duke filluar nga mbledhja e të hyrave, luftimi i ekonomisë jo-formale dhe avancimi i lehtësirave tregtare.

“Llugaliu njoftoi të pranishmit lidhur me zhvillimet e fundit në Doganën e Kosovës, ku vendosi theksin në zbatimin e ligjit si dhe avancimet teknologjike në Doganën e Kosovës, me qëllim të avancimit të shërbimit”, thuhet mes tjerash në kumtesën për media.

Po ashtu njoftohet se zyrtarët e ambasadës holandeze vlerësuan progresin dhe ofruan gatishmërinë për bashkëpunim në interes të dyanshëm, me qëllim që bashkëveprimi i ekonomive të dy vendeve të jetë efikas dhe frytdhënës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco