Qytetarët e Ferizajt aktiv në raportimin e problemeve, nuk mungon reagimi i komunës

Qytetarët e Ferizajt aktiv në raportimin e problemeve, nuk mungon reagimi i komunës

16:48, 08/02/2023

Qytetarët e Ferizajt po tregohen mjaft aktiv në raportimin e problemeve që i rrethojnë. Derisa nuk ka munguar edhe reagimi i komunës duke sanuar problemet e infrastrukturës apo largimin e mbeturinave.

Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, nga fillimi i këtij viti ndreqe.com dhe Telegrafi.com kanë filluar bashkëpunimin që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.

Gjatë kësaj jave janë pasqyruar në platformë sanimet e dy problemeve të ndryshme në Ferizaj.

Problemi i raportuar nga qytetarët e Komunës së Ferizajt, për gropë në rrugë është zgjidhur nga Komuna.

Poashtu raportimi për problemin me mbeturina nga qytetarët e Komunës së Ferizajt është zgjidhur nga Komuna.

Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejt të problemeve në lagjen tuaj.

Platforma u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.

Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco