Ambasada e ShBA-së ul flamurin në gjysmështizë për viktimat në Turqi dhe Siri

Ambasada e ShBA-së ul flamurin në gjysmështizë për viktimat në Turqi dhe Siri

16:14, 08/02/2023

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës e ka ulur flamurin në gjysmështizë si shenjë solidarizimi me viktimat që u prekën nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Këtë veprim Ambasada Amerikane e ka bërë në përputhshmëri me vendimin e Presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverinë e Kosovës për ta shpallur të mërkurën ditë zie në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Duke njohur deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se sot është ditë zie për viktimat nga tërmetet në Turqi dhe Siri, ne iu bashkuam Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit tonë në gjysmështizë në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco