Osmani dikur si refugjate, sot si presidente në Mal të Zi

Osmani dikur si refugjate, sot si presidente në Mal të Zi

21:21, 07/02/2023

Pritja që i është bërë nga homologu, Milo Gjukanoviq, ishte moment shumë i veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë vizitë të parë zyrtare në Malin e Zi, politikania e kujtoi të kaluarën e saj të dhimbshme që lidhet pikërisht me vendin fqinj. Dhe këtë ia bëri me dije nikoqirit.

“Zoti president, para 23 vitesh u kam hyrë në Malin e Zi si refugjate. Ndërsa sot kthehem si presidente e Republikës së Pavarur dhe Sovrane të Kosovës”.

Tani si drejtuese shteti, Osmani ka vetëm fjalë të mira për vendet fqinje, përveç për Serbinë që sipas saj, gjithë rajonit i shkaktoi dhimbje dhe nuk e lë rehat as tani.

E sidomos, presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, të cilit kjo nuk ia përmendi emrin, deri në fund kur e arsyeton ngurrimin për çdo ujdi me firmën e tij.

“Ne besojmë në propozimet partnerëve tanë. Besojmë në mbështetjen e tyre. Por nuk i besojmë Vuçiqit”.

Kështu presidentja tha se Kosova që nga shtatori e ka mirëpritur edhe planin franko-gjerman si bazë për vazhdimin e negociatave deri te ujdia finale, por pa elemente kundërkushtetuese si puna e një asociacioni njëetnik.

“Ajo që duhet të synojmë janë modelet evropiane të shekullit 21. Që funksionojnë në vende të cilat nuk e kanë një fqinj si puna e Serbisë”.

Në këtë vizitë në Podgoricë, Osmani u prit edhe nga kryeministri, Dritan Abazoviq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco