Nushi-Jahjaga: Kosova ka mangësi në ligjet për shëndetin riprodhues

Nushi-Jahjaga: Kosova ka mangësi në ligjet për shëndetin riprodhues

21:16, 07/02/2023

Fertiliteti në Kosovë është në rënie e sipër, kështu tha në emisionin Rubikon specialistja e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Trina Nushi Jahjaga. Sipas saj në rënien e fertilitetit ndikojnë disa faktorë, duke përfshirë edhe mënyrën e planifikimin familjar.

“Nuk është më koha kur familja krijohet nga mosha 25 deri 30, por çdo vit e më shumë spostohet pas moshës 30, viteve të fundit edhe pas moshës 35. Duke pasur parasysh se me spostimin e viteve bie edhe fertiliteti te femrat, me ç’rast kërkohet ndihma në fushën e riprodhimit,  apo asistimit mjekësor për riprodhim”, tha Nushi Jahjaga.

Tutje specialistja e gjinekologjisë dhe obstetrikës, tha se ligjet në Kosovë që kanë të bëjë me shëndetin riprodhues dhe atë të fertilizimit të asistuar mjekësor kanë shumë mangësi. Sipas saj si pasojë e këtyre mangësive shumë qifte që kanë probleme me fertilitet kërkojnë trajtim jashtë vendit.

“Deri tani kemi punuar me një udhëzim administrativ, i cili bie në kundërshtim me ligjet në fuqi. Këtë vit është bërë një draft projektligj dhe është dorëzuar në Parlament, ankesat apo pakënaqësitë tona janë se na mungon një përparim në kuadër të neneve, apo ligjeve që përputhen me shëndetin riprodhues. Qiftet nuk janë të informuar saktë se çfarë po ndodhë në Kosovë, derisa ekzistojnë spitalet në Kosovë dhe mund të gjejnë trajtim, ata kërkojnë jashtë vendit, qëllimi ynë është që qiftet të mos kërkojnë ndihmë jashtë vendit, por të qëndrojnë në Kosovë meqenëse kemi  ekspertë dhe spitale që ofrojnë të gjitha shërbimet që i kërkojnë jashtë Kosovës”, tha Nushi Jahjaga në Rubikon të Klan Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco