Poston video në rrjete sociale duke shkrepur me armë, arrestohet vushtrriasi

Poston video në rrjete sociale duke shkrepur me armë, arrestohet vushtrriasi

21:08, 07/02/2023

Një person është arrestuar ditën e sotme në Vushtrri nën dyshimin se ka shkrepur me armë zjarri dhe këtë gjë e ka xhiruar dhe postuar në rrjete sociale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vushtrri, 7 shkurt 2023

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në  Vushtrri, gjatë ditës së sotme kan identifikuar dhe arrestuar personin e dytë të dyshuar për shkrepje me armë. Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është  konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

I njëjti,   ditë më parë së bashku me një të dyshuar tjetër në rrjete sociale  kishin postuar video ku shiheshin  duke shkrepur me armë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, hetimet e mëtejme do të vazhdojnë në procedurë të rregullt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco