Dhunimi i 11-vjeçares: Të akuzuarit në burg, jo në shtëpi

Dhunimi i 11-vjeçares: Të akuzuarit në burg, jo në shtëpi

20:58, 07/02/2023

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të martën u mbajt seanca e parë gjyqësore për rastin e dhunimit e trafikimi të 11-vjeçares në gusht të vitit të kaluar.

Tre të miturit, e edhe dy të rriturit Ekrem Rexhepi e Shkelqim Kamberi, që akuzohen se u përfshinë në rastin e 11-vjeçares, pretendojnë se duhet të lirohen pasi nuk janë fajtorë.

Deklarimi i tyre mbi fajësinë u bë për media.

Mbajtja e kësaj seance që e mundur pas vendimit të gjykatës së Apelit, që procesi gjyqësor të zhvillohet me aktakuzën pa ndryshime, ndonëse në fillim për gjyqtarin Adnan Isufi ajo nuk ishte e plotë.

Për të vërtetuar dyshimet e prokurorisë veç për këtë muaj gjykata vendosi mbajtjen e katër seancave gjyqësore për rastin.

Seanca e së martës qe e para që bashkoi të akuzuarit e mitur dhe madhor, pasi u vendos që shqyrtimi i aktakuzës për ta të mos bëhet ndaras.

Veç moshës, këtyre të dyshuarve u dallon edhe vepra penale që u ngarkohet.

“Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, “Trafikimi me njerëz”, “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi” e “Dhunim” janë dyshimet për 13 të akuzuarit për të bëmat ndaj 11-vjeçares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco