Aleksiq: Në seancën për Kosovën Vuçiq vetëm i numëroi disfatat e tij gjatë 10 vjetëve

Aleksiq: Në seancën për Kosovën Vuçiq vetëm i numëroi disfatat e tij gjatë 10 vjetëve

14:05, 06/02/2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore serbe, Mirosllav Alleksiq, ka deklaruar se seanca parlamentare për Kosovën ka treguar se “mbreti është lakuriq”, sepse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk ka mundur të përmend asgjë që Serbia kishte fituar në Kosovë në negociatat që ai i drejtoi gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

“Vuçiq i numëroi vetëm disfatat e tij për dhjetë vjet në negociatat me Kosovën dhe nuk bëri asgjë në interes të popullit tonë. Serbia humbi gjithçka që kishte në veri, ndërsa shqiptarët fituan pushtet në “këtë pjesë të krahinës” dhe gjithçka që nuk kishin pas vitit 1999, ka thënë Aleksiq për televizionin Nova S.

Aleksiç deklaroi se Partia Popullore serbe i propozoi Kuvendit një rezolutë ku thuhet se Serbia nuk do ta njohë kurrë “Kosovën e vetëshpallur” dhe se kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB, por se shumica e Partisë Përparimtare Serbe (të Vuçiqit) ka refuzuar që kjo rezolutë të futet në rend dite.

“Pse të mos e miratojmë nëse ato janë, sipas Vuçiqit, “vija të kuqe” dhe nëse pothuajse të gjitha partitë në parlament e mbrojnë këtë në deklarimet publike? Në vend të kësaj, Vuçiq bënë lojën dhe thotë se ai “nuk është për Kosovën në OKB”. Çfarë do të thotë kjo? Pse të mos miratojmë si qëndrim zyrtar shtetëror që Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB pasi edhe vet Vuçiqi këtë e quan “vijë e kuqe”, pyet Aleksiq.

Ai ka shtuar se Vuçiq nuk fitoi as formimin e Asociacionit, por përkundrazi “ai goditi gjoksin e tij patriotik” dhe përsëriti se si nuk do ta jep Ujmanin, që në fund të dorëzojë gjithçka”.

Shqiptarët e kuptuan se Vuçiq është një negociator i dobët, sepse ai është i shantazhuar nga krimi, aferat dhe korrupsioni, dhe tani nuk e japin Asociacionin, por do të vazhdojnë me kërkesa të reja, tha Aleksiq.

Sipas mendimit të tij, “Serbia duhet ta refuzojë marrëveshjen franko-gjermane, sepse me pranimin e saj ajo nuk fiton asgjë por humb territor, pasi në atë dokument parashihet anëtarësimi i Kosovës në OKB”.

“Duke refuzuar këtë plan, Serbia nuk do të humbë asgjë, kjo është e sigurt. Nuk ka konsensus në BE për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë dhe kompanitë e huaja kanë ardhur këtu për përfitimet dhe interesat e tyre, jo për arsye politike”, ka thënë Aleksiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco