'Tërmeti në Turqi, alarm për ndërtimet pa kriter'

'Tërmeti në Turqi, alarm për ndërtimet pa kriter'

14:08, 06/02/2023 Nga Nehat Mustafa

Tërmeti në Turqi duhet ta alarmoj Qeverin e Kosovës, MPB, MI, komunat dhe mbi të gjitha AME ( Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave).
AME, duhet që urgjentisht të krijoj grupe punuese ( së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës, komunat, shoqatat e inxhinierëve të ndërtimit, Fakultetin e Ndërtimtarisë, etj.) për të vlerësuar gjendjen fizike të objekteve kolektive ( me destinim banimi ose afarizmi), kushtet për intervenim në raste urgjente, etj.
Në shumicën e komunave , janë me mijëra objekte të ndërtuar pa plotësuar as kriteret më elementare të ndërtimit. Në këtë rast, një grup punues profesional do të konstatonte gjendjen faktike dhe mbi rezultatin e gjetjeve do të jepte rekomandimet konkrete, do të përcaktonte shkallën e përgjegjësisë për autoritetet që kanë lejuar e ndoshta edhe falsifikuar dokumentet për paisjen me leje ndërtimi për objektet që nuk i plotësojnë kriteret, etj..
Pothuaj në secilën komunë ka objekte shumëkatëshe të ndërtuara në largësi minimale dhe jasht çdo kriteri me njëra tjetrën ( mbase edhe me largësi prej 1 e 2m). Imagjinone se cila do të ishte mundësia e reagimit të institucioneve emergjente ( Ndihma e Shpejt, Zjarrfikësit, etj.) në këto objekte në rast të ndonjë fatkeqësie.
Vetkuptohet që nuk është në dorën tonë që të pengojmë paraqitjen e katastrofave natyrore si tërmetet, vërshimet e mëdha, stuhitë, etj.. Por, është përgjegjësi institucionale krijimi i kushteve për institucionet emergjente, që në raste të fatkeqësive të reagojnë profesionalisht dhe me efekasitet.

Bashkndjejmë me dhimbjen e atyre familjeve që kanë pësuar në tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti ne Turqi e Siri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco