Kusari-Lila thotë se do t’i drejtohen Qeverisë me kërkesë për të ndarë fonde për Turqinë

Kusari-Lila thotë se do t’i drejtohen Qeverisë me kërkesë për të ndarë fonde për Turqinë

13:48, 06/02/2023

 

 

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me kërkesë të deputetit Enis Kervan, Kryesia e Kuvendit do t’i drejtohet Qeverisë me kërkesën për të ndarë fonde dhe për t’i ofruar ndihmë njerezore Turqisë pas tërmetit tragjik.

“Të prekuar nga ngjarjet tragjike të shkaktuara nga tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi dhe Siri, nga mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit, kemi ndarë dhimbjen duke shprehur ngushellimet më të thella familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit, dhe duke u lutur për shërimin e shpejtë të të lënduarve. Në të njejtën kohë, me iniciativën e kryetarit të grupit të miqësisë, Kosovë – Turqi, deputetit Enis KERVAN Kryesia e Kuvendit do t’i drejtohet Qeverisë me kërkesën për të ndarë fonde dhe për t’ofruar ndihmë njerëzore në mbështetje të përballjes së tragjedisë në Turqi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Të prekuar nga ngjarjet tragjike të shkaktuara nga tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi dhe Siri, nga mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit, kemi ndarë dhimbjen duke shprehur ngushellimet më të thella familjeve të viktimave, autoriteteve të vendit, dhe duke u lutur për shërimin e shpejtë të të lënduarve.

Në të njejtën kohë, me iniciativën e kryetarit të grupit të miqësisë, Kosovë – Turqi, deputetit Enis KERVAN Kryesia e Kuvendit do t’i drejtohet Qeverisë me kërkesën për të ndarë fonde dhe për t’ofruar ndihmë njerëzore në mbështetje të përballjes së tragjedisë në Turqi.

Nga trajtimi i pikave për t’u shqyrtuar në seancat plenare, Kryesia e Kuvendit u dakordua për mbajtjen e dy seancave për këtë javë.

Seanca e parë, do të mbahet ditën e Mërkurë me fillim në ora 12:00 për të trajtuar pikat e mbetura nga seancat e papërfunduara, ndërsa,

Seanca e dytë, do të mbahet si seancë e rregullt e Kuvendit, ditën e Enjte me fillim në ora 10:00.

Në mesin e tjerave, seanca e re do të trajtojë:

– Votimin në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

– Shqyrtimin e parë të Projekligjit nr.08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco