Abelard Tahiri shpreson që të enjten do të ngritet vlera e koeficientit

Abelard Tahiri shpreson që të enjten do të ngritet vlera e koeficientit

12:32, 06/02/2023

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se të enjten, kur edhe pritet të mbahet seanca e kuvendit, do të kërkojnë ngritjen e vlerës së koeficientit në 120 euro.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka kërkuar nga ekzekutivi që t’i marrë për bazë kërkesat e sindikatave, duke thënë se vlera e koeficientit prej 105 euro nuk është reale, marrë parasysh gjendjen ekonomike.

“Besoj se mazhoranca do të këndellet karshi kërkesave nga sindikatat. Kërkoj që të enjten të pajtohen me propozimet dhe të shkojë në ngritje të vlerës së koeficientit”.

Tahiri gjithashtu ka kërkuar që të mos mbetet anash as sektori privat, i cili, sipas tij, është në gjendje të rëndë si pasojë e mungesës së investimeve.

“Ky duhet të jetë shqetësim i madh për kryeministrin Kurti e presidenten Osmani dhe besoj se duhet të reflektojnë edhe karshi sektorit publik. Gjendje të rëndë e kemi edhe sektorin privat si pasojë e mungesës së investimeve. Rreth 700 milionë euro kanë mbetur në llogarinë bankare të Qeverisë dhe kjo ka ndikuar në kontratat që të mbesin pezull”, ka thënë Tahiri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco