VIDEO/ Tërmeti, konsullja e Stambollit flet për SYRI TV: Nuk ka shqiptarë në zonat e prekura

11:24, 06/02/2023

Lidhur me tërmetin në Turqi, reagoi edhe ambasada shqiptare në Ankara, e cila njoftoi se deri më tani nuk ka informacione për shqiptarë të prekur  nga goditja  e fuqishme 7.8 ballë, njofton SYRI TV.  Krahas reagimit, ambasada shpërndau edhe numrat e kontaktit  për qytetarët shqiptarë me banim në Turqi, për raste emergjente nga zonat e prekurat nga tërmeti.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara: +90 549 5611985

Konsullata e Republikës së Shqipërisë Stamboll: +90 539 6566219.

Ndërkohë Konsullja e Përgjithshme në Stamboll, Blerta Kazadei, në një lidhje direkte për Syri Televizion, konfirmoi se nuk ka raportime për viktima në rradhët e shqiptarëve, ndërsa sqaroi se zonat e prekura nga tërmeti nuk janë të populluara me shtetas shqiptarë:

“Fatmirësisht deri tani ne nuk kemi asnjë njoftim për qytetarë shqiptarë apo me prejardhje shqiptare të prekur nga kjo tragjedi e rëndë. Këto janë zona në të cilat nuk ka përqendrim të zyrtarëve shqiptarë, megjithatë ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ankara dhe konsullata këtu në Stamboll janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve shqiptarë që mund të jenë të prekur disi nga kjo tragjedi e rëndë dhe ne ndodhemi pranë popullit mik turk dhe lutemi për jetët e humbura e gjithashtu për të plagosurit që të mund të shërohen”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco