Konjufca pas tërmetit në Turqi: Zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të tërmetit

Konjufca pas tërmetit në Turqi: Zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të tërmetit

10:59, 06/02/2023

 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar Turqinë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi qindra viktima.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme.

“I pikëlluar thellë për përmasat tragjike të termetit, që goditi sot Turqinë në orët e hershme të mëngjesit. Nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme. Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të termetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve”.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z.Mustafa Şentop”, ka shkruar Konjufca.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco