Kurti në AP kërkon nga Perëndimi të mos i bëhet presion Kosovës

Kurti në AP kërkon nga Perëndimi të mos i bëhet presion Kosovës

10:49, 06/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje fuqive perëndimore që të mos i bëjnë thirrje ta pranojë një asociacion kontestues të komunave me shumicë serbe, që po rrit tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti i ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “The Associated Press”, që fokusi duhet të jetë për ta bërë Serbinë “më demokratike” dhe ta zhduken ato që Kryeministri i quan “ide hegjemoniste të Beogradit”.

Ai ka thënë edhe se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e të gjitha ish-republikave të ish-Jugosllavisë, ashtu që të përballet me të kaluarën,

Kurti ka theksuar se Beogradi duhet të mbështetet më shumë tek Bashkimi Evropian dhe NATO, jo tek Rusia.

Kryeministri kosovar tutje ka thënë se nëse serbët e çlirojnë veten nga ideja se Kosova i takon Serbisë, “do të jënë shumë më demokratik, evropianë”.

Është rritur presioni i ndërkombëtarëve, me theks i amerikanëve, ndaj Qeverisë së Kosovës për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti thotë se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij dhe javën e kaluar ka vënë kushtet e tij, duke kërkuar fillimisht një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri ka thënë se fuqitë perëndimore duhet të mësojnë nga shembulli i Republikës Srpska në Bosnjë, duke iu frikësuar një krijimi të një “mini-shteti” në Kosovë.

“Beogradi përdoi formimin e Asociacionit si një armë kundër pavarësisë sonë”, ka thënë ai.

Perëndimi nuk duhet t’i bëjë presion në shtetet më të vogla, si Kosova, që janë demokratike, thotë Kurti. Ai shton se problemi mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë i vogël dhe i mërzitshëm, por ata duhet t’i kushtojnë kujdes se cka ka ndodhur në rajon sepse “cfarëdo zgjidhje e gabuar në Ballkan mund të përdoret diku tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco