“Ju lutem na ndihmoni” – Legjenda e futbollit turk “shpërthen” në lot pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë

“Ju lutem na ndihmoni” – Legjenda e futbollit turk “shpërthen” në lot pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë

10:21, 06/02/2023

Legjenda e futbollit turk, ish-portieri Volkan Demirel ka “shpërthyer” në lot gjatë një video mesazhi të tij pas tërmetit të fuqishëm që goditi mëngjesin e të hënës Turqinë juglindore.

Mbi 300 persona raportohet të kenë humbur jetën, e mijëra të tjerë mbetën të lënduar nga tërmeti me magnitudë 7.8 të shkallës rihter, njoftojnë mediat turke.

Demirel gjatë një video bëri thirrje për ndihmë.

“Të gjithë janë të mërzitur këtu. Të gjithë po vdesin në Hataj. Këtu ju lutem ambulancë, ndihmë. Gjërat janë shumë keq këtu. Ndihmë, nuk arrijmë dot njerëzit. Nuk mund të bëjmë shumë vetë. Unë dua që ju t’i dërgoni të gjitha, nëse është e mundur. Situata është e njëjtë jo vetëm në Hataj, por edhe në provincat përreth. Ju lutemi ndihmoni për hir të Allahut”, tha ai, njofton Fanatik.tr.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco