Mësimi nis edhe në “Meto Bajraktari”, drejtoresha s’flet pa lejen e Komunës

Mësimi nis edhe në “Meto Bajraktari”, drejtoresha s’flet pa lejen e Komunës

09:53, 06/02/2023

Pas pushimit dimëror që zgjati një javë, të hënën ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Mësimi nisi edhe në shkollën e Mesme të Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Aty, drejtoresha e shkollës nuk pranoi të flasë para kamerës në lidhje me përgatitjet e mësimit shkollor. Tha se u është ndaluar të flasë pa lejen e komunës.  

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në plotësimet që i kishte bërë në kalendarin të vitit shkollor 2022/23.

Të gjithë stafi dhe nxënësit e nivelit të arsimit parauniversitar ishin në pushim dimëror që nga data 30 janar deri më 03 shkurt.

Në këtë gjysmëvjetor të dytë, gjatë pesë ditëve të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Ky ndrysim ishte bërë nga MASHTI, pas grevës dhe ditëve të humbura për procesin mësimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco