Reshjet e borës dhe erërat e forta, MI del me njoftim për gjendjen e rrugëve në Kosovë

Reshjet e borës dhe erërat e forta, MI del me njoftim për gjendjen e rrugëve në Kosovë

09:43, 06/02/2023

Ministria e Infrastrukturës ka dalë më njoftim për gjendjen e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.

Në njoftim thuhet se rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhët janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme.

Mirëpo, në rrugën Kerpimeh-Bajgorë ka pasur disa pengesa të përkohshme në rrugë, të cilat më pas janë larguar.

“Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbjetjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për media lidhur me gjendjen e rrugëve

Prishtinë 6 shkurt 2023

Ju njoftojmë se sipas informacioneve nga terreni, të gjitha rrugët Nacionale, Rajonale dhe Auto-udhët, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme per qarkullim rrugor.

Në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë,  ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur per qarkullimin e automjeteve.

Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbjetjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco