Dodik për Asociacionin: Kurti po iu shmanget detyrimeve ndërkombëtare

Dodik për Asociacionin: Kurti po iu shmanget detyrimeve ndërkombëtare

07:12, 06/02/2023

Lideri nacionalist i serbëve të Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon “ta destabilizojë situatën në Ballkan”, duke shmangur detyrimet ndërkombëtare.

I pyetur nga gazetarët për të komentuar deklaratën e Kurtit, në të cilën ai krahasoi Republikën Srpska me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ky i fundit potencoi se “themelimi i Asociacionit është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, të cilën Kurti nuk dëshiron ta zbatojë, edhe pse ka karakterin e një detyrimi ndërkombëtar”.

Ai vuri në dukje se Republika Srpska nuk u krijua si një përgjigje e pakicës në BeH, por si një përgjigje e njerëzve përbërës që kanë jetuar dhe do të vazhdojnë të jetojnë në atë zonë me shekuj.

Ndryshe Kurti theksoi të shtunën në një intervistë për TRT në Turqi se “Beogradi dëshiron një Republikë Srpska tjetër”.

“Dhe mos ta harrojmë përvojën e hidhur nga Bosnjë dhe Hercegovinë, 14 komuna me shumicë serbe u bënë bashkë në 8 prill 1991, në janar të 1992 shpallen pavarësinë, ne shkurt të atij viti bën kushtetutën e tyre dhe pastaj e patëm luftën dhe në fund Republikën Srpska”.

Kurti theksoi se qëndrimet e tij kundër themelimit të Asociacionit nuk janë arbitrare dhe personale, por, janë të bazuara ën vullnetin popullit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë ës shtetit të Kosovës.

Sipas Kurtit, vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë ato që e shtyjnë personalisht atë që të kërkojë fillimisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia e më pastaj formimin e çfarëdolloj Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

“Të kërkosh Asociacionin pa e njohur Kosovën është si të kërkosh një kafe pa filxhan”, shtoi Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco