Dërgohen në mbajtje 2 persona për disa vepra kriminale

Dërgohen në mbajtje 2 persona për disa vepra kriminale

19:20, 05/02/2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë dërguar në mbajtje të dyshuar për disa vepra, shkruan Syri.net Kosova.

"Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, sot kanë arritë të sigurojnë prezencën e dy personave të dyshuar për veprat:
- privim i kundërligjshëm nga liria,
- lëndim trupor
- sulm dhe 
- asgjësim apo dëmtim i pasurisë.", theksohet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Dërgohen në mbajtje dy persona të dyshuar për disa vepra
Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, sot kanë arritë të sigurojnë prezencën e dy personave të dyshuar për veprat:
- privim i kundërligjshëm nga liria,
- lëndim trupor
- sulm dhe 
- asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë  mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar.
Personat e dyshuar: 
- V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe 
- B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e  nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco