Video e publikuar e gjoja vullnetarëve serbë në Ukrainë: Edhe Kosova varet nga lufta

Video e publikuar e gjoja vullnetarëve serbë në Ukrainë: Edhe Kosova varet nga lufta

19:14, 05/02/2023

Kanali rus pro regjimit në YouTube, Prave vijesti ka transmetuar një intervistë me dy mercenarë serbë që iu bashkuan njësisë private ruse Pavel Sudoplatov në Zaporizhzhia, një qytet në Ukrainë.

Në video shfaqen dy persona të maskuar, me nofkën “Sava” dhe “Dunav”. Ata mburreshin se më parë ishin anëtarë të policisë ushtarake serbe dhe se ishin bashkuar me njësinë “me thirrjen e zemrës së tyre” për të mbrojtur “vlerat e përbashkëta të krishtera me vëllezërit e tyre rusë”. Dunav tha se ai erdhi “për të ndihmuar vëllezërit rusë sepse serbët pësuan padrejtësi në vitet ’90”, transmeton Nacionale.

Ushtari rus, i cili u prezantua si viking dhe përktheu atë që thoshin luftëtarët serbë, tha se ai ishte një anëtar i “Lëvizjes ndërkombëtare ruso-sllave Rilindja, qëllimi i së cilës është të mbledhë të gjithë sllavët rreth “Nënës Rusisë” dhe rusëve”. Mercenarët serbë Sava dhe Dunav thanë se “Kosova mund të çlirohet vetëm me ndihmën e Rusisë” dhe se “lufta në Ukrainë është njëkohësisht luftë për Kosovën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco