Ish-ushtari i UÇK-së 'godet' Veliajn: Rugova është në zemrat e çdo shqiptari

Ish-ushtari i UÇK-së 'godet' Veliajn: Rugova është në zemrat e çdo shqiptari

19:09, 05/02/2023

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, ka reaguar pasi Bashkia e Tiranës i ka ndryshuar emrin një segmenti të rrugës “Ibrahim Rugova.

Me anë të një statusi në Facebook, Lushi ka kritikuar ashpër Erion Veliajn, duke thënë se presidenti Rugova qëndron mbi politikat ditore.

“Ibrahim Rugova apo patriotë fjala vjen si Ernest Koliqi, bashkë me veprat e tyre, qëndrojnë mbi politikat ditore. Veprimtaria e përbashkuesve dhe kontribuesve të shqiptarizmës tejkalon kohët e politikanëve ditorë, tejkalon (ri)emërtimet e rrugëve, shkollave apo lagjeve. Shqiptarizma e figurave tona është në zemrat e çdo shqiptari të vërtetë dhe nuk ka politikan meskin që na e heq nga aty. Kot e keni, zemra nuk është ndarë dhe as do të ndahet ndonjëherë”, ka shkruar Lushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco