Këshilltari i Kurtit sqaron domethënien e ‘Grupit të Tiranës’

Këshilltari i Kurtit sqaron domethënien e ‘Grupit të Tiranës’

19:07, 05/02/2023

Erzen Vraniqi këshilltar i kryeministrit Kurti ka reaguar në lidhje me termin më të ri drejtuar aktivistëve të LVV-së në Tiranë.

Vraniqi ka sqaruar se çka konkretisht do të thotë kjo formulë që e shpikën politikanët kosovar në drejtim të një grupi aktivistësh.

Ai ka renditur disa arsyeje se pse erdhi deri të ky epitet.

Për më shumë lexojeni shkrimin e plotë:

Çka do me thënë formula që e shpikën këta “Grupi i Tiranës”?

1. Sa herë rritet rreziku serb për Kosovën, argatët kujdestarë na tregojnë se si duhet të ruhemi nga shqiptarët e jo nga Serbia.

2. Këta thonë “Grupi i Tiranës” për një numër aktivistësh që nuk janë të gjithë nga Tirana, por nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Pse? Sepse nuk duan as emrin t’ia përmendin Shqipërisë. Ashtu si Serbia që Kosovën e quan “Prishtinë”, edhe këta Shqipërinë e quajnë “Tiranë”.

3. Këta nuk e kanë problemin vetëm me shqiptarët e Shqipërisë. Këta para do kohësh kështu shpreheshin edhe për shqiptarët nga Mali i Zi, duke kërkuar që të hiqen nga Kosova edhe ata. Këta duan shkëputje të Kosovës nga shqiptaria. Sepse kështu kënaqen linjat e tyre të vjetra.

4. Këta kanë qenë në gjendje edhe të dëbojnë nga Kosova shqiptarë të Shqipërisë, veç pse janë opozitarë. Këta edhe Astrit Deharin e vranë në burg se ishte opozitar. Këta edhe Arben Xheladinin e Mon Balajn i vranë në rrugë sepse ishin opozitarë. Këta nuk e durojnë mendimin ndryshe, i përkasin asaj linje.

5. Këta qe 23 vjet së bashku me padronët e rinj kanë punuar dhe bashkëpunuar që në Kosovë të dobësohet shqiptarizmi dhe të krijohet identitet fiktiv. Ja ku jemi sot. 5% të serbëve iu njihen të drejtat nacionale, kurse 93% të shqiptarëve iu kërkohet të jenë kosovarë gjenerozë.

6. Këta janë në parti të ndryshme. Për pozita këta bëjnë gjithçka. Por kudo që janë u vjen era.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco