Kusari: Vendi ka hyrë në dy muajt kritikë për kursimin e energjisë elektrike

Kusari: Vendi ka hyrë në dy muajt kritikë për kursimin e energjisë elektrike

18:41, 05/02/2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, u ka bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike.

Me anë të një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se vendi ka hyrë në dy muajt e fundit dhe kritikë për kursimin e energjisë elektrike.

“Kampanjës së Qeverisë për të ngritur vetëdijen dhe për të shtuar masat për kursimin e energjisë i janë bashkangjitur Ambasadorë dhe përfaqësues të Qeverisë. Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe për gjithë sektorin! Të mbështesim bashkë fushatën për masat e kursimit të energjisë”, ka shkruar ajo.

Kusari ka bashkangjitur edhe kampanjën e qeverisë ku thuhet se dy muajt “që kemi para nesh janë kritikë në përballje me krizën energjetike”.

“Andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj dhe të Republikës së Kosovës, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë që të vazhdoni dhe intensifikoni kursimin e energjisë”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco