Ministrja thirrje qytetarëve: Ndezni bojlerin dhe përdorni lavatriçen pas orës 24:00

Ministrja thirrje qytetarëve: Ndezni bojlerin dhe përdorni lavatriçen pas orës 24:00

18:40, 05/02/2023

Sot po mban mot jashtëzakonisht i ftoftë ku temperaturat për dallim nga ditët e kaluara janë ulur ndjeshëm, shkruan Syri.net Kosova.

Kjo ka bërë që ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të dalë me një thirrje për qytetarët që të kursejnë sa më shumë energjinë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët të shfrytëzojnë pajisjet shtëpiake pas orës 24:00.

Postimi i ministres: 

Të dashur qytetarë,

Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.

Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike.

⚡️Shkyçni dritat e panevojshme

⚡️Shfrytëzoni robalarësen pas orës 24:00

⚡️Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00

⚡️Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00

⚡️Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco