Reçica jep lajmin se PDK ka themeluar nëndegë në Padova të Italisë

Reçica jep lajmin se PDK ka themeluar nëndegë në Padova të Italisë

18:23, 05/02/2023

Partia Demokratike e Kosovës ka themeluar nëndegë në Padova të Italisë, shkruan Syri.net Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Elmi Reçica, i cili tregon se kryetar i nëndegës është zgjedhur Sefer Buzhala.

Postimi i Reçicës:

Në kuadër të rikthimit dhe fuqizimit të Partisë Demokratike të Kosovës në diasporë, sot në Padova të Italisë, u themelua nëndega për këtë qytet.

Me këtë rast kryetar i nëndegës u zgjodh biznesmeni i suksesshëm Sefer Buzhala, dhe poashtu u votua për kryesinë e nëndegës. Të pranishëm në këtë takim ishin aktivistë të devotshëm të PDK-së dhe çështjes kombëtare, intelektualë, të rinj e të reja të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre të bëhen pjesë aktive e PDK-së, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të shtetit të Kosovës.

Uroj dhe përgëzoj themelimin e nëndegës si dhe zgjedhjen e Sefer Buzhalës në krye të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco