Kushtet e Asociacionit, Lajçak nesër në Prishtinë për 'drekë pune' me Kurtin e Bislimin

Kushtet e Asociacionit, Lajçak nesër në Prishtinë për 'drekë pune' me Kurtin e Bislimin

17:33, 05/02/2023

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, nesër do të vizitojë Kosovën.

Nga Qeveria e Kosovës kanë kofirmuar për Reporteri.net se Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë nesër një drekë pune me emisarin Lajcak”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Lajçak e ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi.

Kujtojmë se Kosovës është duke iu shtruar trysnia për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mekanizmi ndërkombëtar beson se Kosova e ka marrë këtë obligim në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit dhe duhet zbatuar ato.

Kryeministri Kurti i ka prezantuar më 2 shkurt, gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, por BE-ja nuk i ka komentuar ato.

Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Vuçiq, në anën tjetër, i ka konsideruar këto kushte si “përralla“.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco