“Kujdes, gypat e ujit mund të ngrihen për shkak të temperaturave të ulëta”

“Kujdes, gypat e ujit mund të ngrihen për shkak të temperaturave të ulëta”

17:02, 05/02/2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kujdesen për tubacionet dhe ujëmatësit pasi për shkak të temperaturave të ulëta, mund të ngrihen brenda pak orëve.

KRU-ja shkroi të dielën se do t’i ndihmojë konsumatorët në parandalimin e dëmtimit të pajisjeve.

“Gjeni valvolën kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit (puseta me ujëmatësin kryesor) apo në shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dinë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvolën për ndërprerjen, po ashtu dhe valvolën për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve”, thuhet në njoftimin.

Kompania i ftoi konsumatorët që jetojnë në kate përdhes që t’i izolojnë hapësirat banuese për t’iu shmangur ngrirjeve eventuale të pajisjeve të furnizimit me ujë.

“Apelojmë te konsumatorët që të bëjnë izolime në pusetat ku kanë të vendosur matësin e ujit që të mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe bëni izolim të brendshëm ujëmatësit me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco