Jakshiç: Serbia humbi luftën më 1999 – Kosova s’është territor i saj

Jakshiç: Serbia humbi luftën më 1999 – Kosova s’është territor i saj

16:28, 05/02/2023

“Nëse gjykojmë nga disponimi i Aleksandër Vuçiç-it në Kuvend edhe momentet e pambuluara të zemërimit dhe se ka rezistencë ndaj propozimit evropian për Kosovën, mund të konkludohet se ai është në rrugën e pranimit të një zgjidhjeje që do të përfshinte një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara”, tha ai gazetari Boshko Jakshiç në një intervistë për FoNet.

I pyetur për vlerësimet nga debati parlamentar se pranimi i propozimit evropian do të përfaqësonte dorëzim dhe tradhti, ai kujtoi realitetin se zyrtarët serbë duhet të kërkojnë leje për të shkuar në një pjesë të “territorit të Serbisë”.

“Për çfarë tradhtie, dorëzimi apo shitjeje po flasim kur nuk kemi çfarë të tradhtojmë, të shesim apo të dorëzojmë? Kosova nuk është territor i Serbisë. Kosova është shkëputur”, tha Jaksiç.

Sipas interpretimit të tij, Serbia u mund në luftën e vitit 1999 dhe si forcë e mundur humbi territorin e saj, gjë që u ndodhi shumë vendeve pas luftërave të humbura.

“Është një fakt i dhimbshëm, por kështu është. Refuzimi i vazhdueshëm i realitetit i çon të dyja palët në një rrugë pa krye, theksoi Jakshiç.

Ai shtoi se pranimi i propozimit evropian do të sillte paqe dhe stabilitet, që do të ishte një përfitim kapital si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën, sepse do të shpëtonin nga problemet që kanë vazhduar me dekada, megjithëse theksoi se duhet të mos pranohet pa kushte.

Jakshiç beson se “lufta e Ukrainës u bë katalizator për përshpejtimin e nevojës për zgjidhjen e problemit të Kosovës, sepse problemi i Kosovës kërcënon të bëhet rrezik sigurie për Evropën, të cilin Evropa nuk do t’ia lejojë vetes në këtë situatë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco