Haradinaj në SHBA, kërkon vazhdimin e angazhimit për forcimin e FSK-së

Haradinaj në SHBA, kërkon vazhdimin e angazhimit për forcimin e FSK-së

08:07, 04/02/2023

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për vizitën e tij në Pentagon.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se është takuar me Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropë dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz, takim të cilin Haradinaj e ka cilësuar si të rëndësisë së veçantë, shkruan lajmi.net.

“Në takim shpreha falënderimet më të larta për djemtë dhe vajzat amerikane që shërbejnë në Kosovë. Kërkova nga z. Winternitz që angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i vazhdueshëm”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se ka falënderuar Winternitz për mbështetjen e parezervë nga SHBA që rezultoi me formimin e Ushtrisë së Kosovës, ku Haradinaj ka thënë se ka potencuar edhe një herë se synim i Kosovës është që sa më shpejtë të jetë anëtare e NATO-s, rresht me shtetet prijëse të lirisë dhe demokracisë në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco