Istogasi i dehur i hyn ‘dru’ djalit të tij të mitur, ai e denoncon për dhunë në familje

Istogasi i dehur i hyn ‘dru’ djalit të tij të mitur, ai e denoncon për dhunë në familje

23:57, 03/02/2023

Përdorimi i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha qytetarëve kosovarë, të cilët shpesh humbin kontrollin mbi veprimet e tyre, duke u bërë kështu agresivë e duke krijuar probleme.

Kjo është edhe një ndër shkaktarët kryesorë të dhunës në familje, ku në shumicën e rasteve viktima janë gratë, por edhe anëtarët tjerë të familjes si fëmijët.

Kështu ka ndodhur së fundi ne nje familje në fshatin Istog i Poshtëm në komunën e Istogut, ku një burrë dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.

Sinjali mëson se përballë kësaj situate, i mituri ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se babai i tij ka shkuar i dehur në shtëpi dhe e ka rrahur.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, 17-vjeçari ka pësuar lëndime të dukshme trupore, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe po ashtu i është nënshtruar testit për alkool, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco