Haki Abazi i reagon Vuçiqit pasi ia përmendi emrin

Haki Abazi i reagon Vuçiqit pasi ia përmendi emrin

23:18, 03/02/2023

Nga Kuvendi i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq ka akuzuar deputetët serbë të opozitës se janë financuar nga deputeti i VV-së në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi dhe organizata “Rockfeller Brothers Fund”.

Brenda këtyre diskutimeve, Vuçiqi ka folur për shumë gjëra, duke nisur nga lista e zezë e vitit 1999 ku ishte edhe ai, pastaj për lirimin e Albin Kurtin nga burgu në kohën e Koshtunicës e deri te Haki Abazi.

Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës, Vuçiq u ka thënë atyre se janë financuar dhe kanë marrë para nga Haki Abazi dhe Fondacioni “Rockfeller Brothers”.

“Në pyetje janë qindra milionë euro”, ka thënë Vuçiq.

Po ashtu në një rast tjetër po sot, Vuçiq ka thënë: “Se sa keq kemi negociuar në Bruksel tregon edhe deklarata e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili i është gëzuar aksionit tuaj dje në Kuvend dhe iu ka mbështetur, si dhe ju ka financuar, duke thënë se Asociacioni është lak në fyt për Kosovën”, ka thënë Vuçiq.

E, për deklaratat e tilla, ka reaguar edhe vet Abazi, shkruan Syri Kosova.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Abazi tha se Vuçiq çka do që të thotë, gënjen, madje, e përmend edhe emrin e tij për të projektuar urrejtje.

Statusi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco