Ligji i Pagave, kaq do të jetë rroga për ambasadorët

Ligji i Pagave, kaq do të jetë rroga për ambasadorët

09:00, 03/02/2023

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka publikuar koeficientin e Ligjit të Pagave.

Siç u bë me dije, koeficienti do të jetë 105 euro për vitin 2023, teksa synohet të rritet në vitet pasuese.

E në të njëjtin Ligj, koeficienti  për ambasadorët është 12.8 . Në një përllogaritje të thjeshtë, kur ky koeficient shumëzohet me shumën prej 105 euro, i bie që ambasadorët do të marrin paga prej 1344 eurosh.

Rrjedhimisht, këtë rrogë nga buxheti i shtetit të Kosovës do ta ketë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ky i fundit është përmendur në skandale korruptive në Slloveni.

Opozita tash e disa kohë është duke kërkuar me ngulm shkarkimin e tij dhe duke e akuzuar atë për lidhje të forta me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco