Kurti e merr me vete në Turqi edhe ish-kryetarin e Prizrenit

Kurti e merr me vete në Turqi edhe ish-kryetarin e Prizrenit

08:46, 03/02/2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media zyra e Kryeministrit, shkruan lajmi.net.

Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexep Taip Erdogan.

Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco