Vuciq kthen nga Perëndimi?: Nuk i gëzohem kësaj por s’di sa do të rezistojmë pa i vënë sanksione Rusisë

Vuciq kthen nga Perëndimi?: Nuk i gëzohem kësaj por s’di sa do të rezistojmë pa i vënë sanksione Rusisë

08:29, 03/02/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, në adresimin e tij të enjten në seancën e jashtëzakonshme për Propozimin Europian në dialogun me Kosovën është shprehur edhe për orientimin e shumë përfolur  strategjik politik të Serbisë që me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë do të thoshte shkëputje e miqësisë së vjetër.

“Nuk jam i kënaqur me këtë, por nuk e di sa do të mund të rezistojmë pa i vënë sanksionet. Po paguajmë një çmim pasi nuk i vumë,, por kjo është çështje e përcaktimit politik të udhëheqësisë tonë” kishte thënë gjatë seancës Vuciq.

Vucic edhe çështjen e pranimit të propozimit franko-gjerman që tani është korniza e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e kishte paraqitur sikur një vendim i pranuar nën presion pas kërcënimeve të pesëshes së madhe të diplomatëve perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, që gjendet në Washington tani dhe që para se të nisej pas takimit me Ambasadorin e SHBA’së, Christopher Hill, kishte shkruar se ‘është politikë dhe strategji e Serbisë thellimi i marrëdhënies me SHBA’në’.

Serbia është gjendur nën presionin ndërkombëtar për t’u larguar nga influenca e Rusisë që është e konsiderueshme, e si gjest i parë do të duhej të ishte vendosja e sanksioneve siç pritet nga një shtet partner i Bashkimit Europian, njëkohësisht anëtar.

Ivica Dacic që mori detyrën si kryediplomat i Serbisë dhe përflitet si njeriu i Rusisë në Beograd në fund të vitit të kaluar që nga fillimi e kishte mohuar si opsion këtë por duke shtuar edhe një kushtëzim pragmatik, kur në një intervistë për Zërin e Amerikës se ‘Serbia nuk do të mund t’ia lëshonte dorën dikujt që po e mban të mos bie në humnerë, pa ia zgjatur dorën dikush tjetër për ta shpëtuar’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco