Koeficienti nuk duhet të kritikohet aq shumë, sepse aq janë mundësitë buxhetore

Koeficienti nuk duhet të kritikohet aq shumë, sepse aq janë mundësitë buxhetore

08:27, 03/02/2023

Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, ka vlerësuar se koeficienti i ri i vendosur nga qeveria po kritikohet shumë paarsyshëm, pasi që ai ka dalë në bazë të kapacitetit buxhetor të vendit.

“Rritja e inflacionit dyshifror prej 20% është si pasojë se është i importuar dhe ngritja e pandërgjegjshme nga bizneset kosovare të çmimeve në mënyrë të pakontrolluar, ku e dëmton jetën e konsumatorit kosovar. Në këtë rast shteti duhet të intervenon duke dërguar në terren inspektorët e tregut, duke ndëshkuar të gjithë që i shkelin rregullat ligjore, dhe duhet që politikat fiskale që të ndërhynë duke ulur normën e TVSh-së, nga 18% në 5% në produktet bazike", ka thënë Bellaqa për Syri.net Kosova

"Gjithashtu për tatimin në pronë duhet që departamenti i tatimit në pronë të bëjë një vlerësim real dhe jo diskriminues, dhe komunat mos te rrisin normat tatimore, sepse për qytetarin është e papërballueshme dhe duhet të merren masa", ka thënë ai.

Tutje ka shtuae se, sa i përket pagave të disa sektorëve se janë ulur, në ketë aspekt është bërë një barazi ligjore.

"Pagat janë rregulluar me ligj për herë të parë dhe duhet të vlerësohet pozitivisht, por vlen të ceket se sa i përket koeficentit nuk është që duhet të kritikohet aq shumë sepse aq janë mundësitë buxhetore dhe duhet që në vitet në vijim të rritet kur te rritet buxheti dhe bruto produkti vendor.”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco