'Më kanë intervistuar', Abdixhiku flet për 'atentatin', thotë se procesi është nën hetim

'Më kanë intervistuar', Abdixhiku flet për 'atentatin', thotë se procesi është nën hetim

22:58, 02/02/2023

Lideri opozitar, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me lajmin për tentim-atentat të para disa ditëve ndaj vetë Abdixhikut si dhe tre deputetëve tjerë të LDK’së.

Abdixhiku ka deklaruar se procesi është nën hetim, dhe se ai është intervistuar ku ka thënë se nuk ndihet në rrezik.

“Ky është proces nën hetim. Kam pas intervistë që është bërë me hetues. Unë kam thënë që nuk ndihem i rrezikuar. Ajo çka jemi subjekt vazhdimisht në jetën publike është e një gjuhë kërcënuese ofenduese vazhdimisht. Nuk kam qenë njëri prej politikanëve që kam raportuar kërcënimet ndonjëherë, që vijnë shpesh kërcënime me fëmijë e familje, i marr gjithë, por s’kam shkuar asnjëherë”, tha ai në T7.

Kryetari Abdixhiku shtoi se nuk ka pranuar mbrojtje nga Policia e Kosovës, pasi nuk e ka ndier të nevojshme.

“Atë ditë kur ka dalë lajmi, Policia e Kosovës ka qenë shumë korrekte, kanë ofruar ndihmë, ju thash: ju lutem do të vazhdoj siç kam qenë gjithë. Por, në LDK kjo ngjan në sendiment pak më të thellë për shkak të historisë së LDK’së. Por ti nuk ke nevojë në fund të ditës të kesh organizime spektakulare me snajper e dorëza. Del një i çmendur, tru shpërlarë i turmës politike që bën një dëm. Nuk ndijsha pasiguri”, tha Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco