'E ke dorëzuar Kosovën', opozita me parulla kundër Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

'E ke dorëzuar Kosovën', opozita me parulla kundër Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

13:22, 02/02/2023

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq foli para deputetëve të Kuvendit  të Serbisë për rreth 80 minuta por prezantoi shumë pak detaje të planit franko-gjerman për Kosovën, të cilin e kërkon opozita.

Në vend të kësaj, Vuçiq prezantoi planin prej 10 pikash për Serbinë.

Opozita serbe shpalosi parulla si “E ke dorëzuar Kosovën”, “jo ultimatum, jo kapitullim”, ndërsa ai po fliste për Kosovën në seancë.

Në këto parulla ishte një fotografi edhe e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco