Nga LDK thonë se Kurti do të dorëzohet para Asociacionit

Nga LDK thonë se Kurti do të dorëzohet para Asociacionit

13:14, 02/02/2023

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për deklaratat e tij në Kuvend, duke thënë se ai do të dorëzohet para themelimit të Asociacionit.

“Ashtu siç hoqi dorë nga targat, të njëjtën do ta bëjë edhe me asociacionin. Por, ky është specialiteti i tij, fillimisht bën zhurmë duke e polarizu shoqërinë e pastaj vjen epilogu përfundimtar, dorëzimi”, theksoi ajo.

Ajo ka tërhequr edhe një paralele për procesin e dialogut.

“Se në ç’gjendje jemi si Kosovë në procesin e dialogut tregon qasja e aleatit tonë kryesor, ShBA-së ndaj Serbisë. Sekretari amerikan e falënderon një President të Serbisë për konstruktivitet, të parin që nga viti 1990, kurse kryeministri i Kosovës ka zgjedhë zhurmën e propagandës në vend të debatit të mirëfilltë në Kuvend”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco